Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov deklaroi se nuk është lehtë të përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, por se Moska është e gatshme të japë gjithçka nga vetja që kjo të realizohet.
“Dialogu konstruktiv ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë është i mundur lidhur me cilin do problem bilateral apo ndërkombëtar, nëse bazohet në barazi, dobi të ndërsjelltë, respektim të dyanshëm dhe nëse merren parasysh interesat e palës tjetër pa tentime për shantazh apo imponim të vullnetit”, tha Lavrov për javoren “Argumenti”.
Sipas tij, vetëm në atë bazë është e mundur të avancohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
“Nuk është lehtë të arrihet kjo, por siç tha presidenti Vlladimir Putin, jemi të gatshëm ta kryejmë pjesën tonë”, tha Lavrov.