Site icon PORTALB

LSDM: Deputetët e VMRO-DPMNE-së shkelin dinjitetin deri sa Gruevski fshihet në Maltë

E patjetërsueshme është që subjektet në shtet të kuptojnë obligimin dhe të mundësojnë realizim të shumicës së vullnetit qytetar, të cilët zgjodhën ndryshime dhe presin Qeveri të re reformuese, thuhet në kumtesën e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë nevojë urgjente për debllokim të proceseve demokratike dhe potencojnë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevksi, nuk ka argumente për krizën politike, me të cilën e përkeqëson ekzistencën e qytetarëve, bizneseve, qetësisë dhe stabilitetit të Maqedonisë.

“Të kishte se çfarë tu sqaronte Nikolla Gruevski qytetarëve rreth kësaj që po e bën, nuk do t’i linte deputetët e tij të bëjnë replika absurde ndërmjet vete, të shkojnë kundër dinjitetit të tyre njerëzor dhe kundër dinjitetit të Kuvendit. Aq më pak, t’i linte qytetarët, të cilët i shqetëson me gënjeshtra, t’i kalojnë ditët nëpër rrugë. Dhe tërë kjo të ndodh derisa sa ai fshehet në Maltë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga këtu ata shprehen se ka shumicë parlamentare, e dukshme për tërë opinionin vendas dhe ndërkombëtar dhe “program i qeverisë së re reformuese për Maqedoni unitare e cila bart jetesë cilësore për të gjithë qytetarët dhe perspektivë euro-atlantike”.

Exit mobile version