Site icon PORTALB

Në prill ndeshja e parë Chapecoense-Atletico National pas aksidentit ajror

Chapecoense

Klubi futbollistik brazilian Chapecoense për herë të parë në muajin prill do të takohet me klubin kolumbian Atletico Nacional pas aksidentit ajror në nëntor të vitit të kaluar kur humbën jetën 71 persona në mesin e të cilëve 19 futbollist të ekipit brazilian, ndërsa mbijetuan vetëm tre lojtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Chapecoense duhej të luante në finalen e Copa Sudamericane me Atletico Nacional kur më 29 nëntor në afërsi Medelin-it u rrëzua aeroplani.

Pas fatkeqësisë këto dy klube për herë të parë do të luajnë ndeshjen më 4 prill në kuadër të Super kupës së Amerikës së Jugut, konfirmohet nga Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

Ndeshja e parë do të luhet në Chapec-un brazilian, ndërsa ndeshja e kthimit më 10 maj në Medellin të Kolumbisë. Joao Carlos Maringa, trajneri i Chapecoense-s, pas shpalljes së datës tha se kjo paraqet një ndeshje historike.

Exit mobile version