Turizmi në Greqi këtë verë do të regjistrojë rritje rekorde prej mbi 70 për qind, shkruan gazeta gjermane “Velt”.
Gazeta i referohet kompanisë gjermane për hulumtim të tregut GFK për destinacionet, të cilat do të jenë më të preferuara nga ana e gjermanëve, duke pohuar se një numër rekord i turistëve gjermanë këtë verë planifikojnë ta vizitojnë Greqinë.
Në të njëjtën kohë, kjo kompani parashikon ulje të turistëve gjermanë në Turqi, e cila deri më tani ishte destinacion i preferuar për ta pas Palma de Majorka, thekson gazeta.