Site icon PORTALB

Vjedhje në një shtëpi ukiendi, pronari është lidhur me kabllo elektrike

MPB

MPB

O.M (39) nga Kumanova dhe B.K (47) nga Raçja dje kanë marrë 10.000 denarë, dy telefona celular dhe një automjet “Reno senk” nga një shtëpi uikendi në Zubovcë, pasi paraprakisht i kanë lidhur pronarin e saj Z.S (52) nga Kumanova dhe mikun e tij V.D (65) me kabllo elektrike.

Sipas MPB-së, O.M me dhunë, duke iu kanosur me armë, Z.S dhe V.D fillimisht u ka urdhëruar të hyjnë brenda ku veçmë kanë qenë B.K. Pas kësaj i kanë lidhur me kabllo, kanë kryer bastisje dhe plaçkitje.

SPB Kumanovë parashtroi padi penale kundër të dy plaçkitësve për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “plaçkitje”

Exit mobile version