Site icon PORTALB

Veljanovski i thotë LSDM-së: Edhe ju kur keni qenë në opozitë keni replikuar mes vete

Trajko Velanoski

Pasi që të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së u paraqitën për replikë në diskutim, ndaj bashkëpartiakut të tyre, deputetit të Antonio Milloshovski, reaguan nga LSDM, njofton Portalb.mk.

Olivers Spasovski i tha udhëheqësit të seancës, Trajko Veljanovski, se kështu nuk është marrë vesh koordinimi dhe se me replika ndërpartiake zvarritet zgjedhja e komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe kryetarit të Kuvendit.

Veljanovski, deputet nga VMRO-DPMNE ia kthyer se është demokratike që të debatohet dhe se edhe LSDM-ja kur ka qenë në opozitë vetë me vete kanë replikuar.

Përndryshe, që nga fillimi i debatit, në Kuvend ka debat ndërpartiak. Në çdo replikë të bashkëpartiakut, Milloshovski paraqitet me kundër-replikë, ndërkaq diskutimet janë të gjitha kundër LSDM-së. Deputetët vazhdimisht kërkojnë që të hidhet poshtë siç thonë ata “Platforma Tiranase”.

Exit mobile version