Site icon PORTALB

Maqedonia me seriozitet pret duelin ndaj Bjellorusisë

Igor Angellovski në press konferencë

Pas fitores që shënoi reprezentacioni i Maqedonisë në ndeshjen kualifikuese ndaj Lihetshtajnit, tani është bërë gati për tu përballur me reprezentacionin e Bjellorusisë, ndeshje kjo kontrolluese, që është në orarin zyrtar të FIFA-s.

Sot në zyrat e FFM-s, në konferencë u paraqit seleksionuesi Igor Angellovski, i cili  ka thënë se përballja e nesërme ndaj Bjellorusisë edhe pse është miqësore, ai do të kërkojë nga futbollistët që të luajnë sikurse të jetë për kualifikueset.

“Ndeshja ndaj Bjellorusisë është miqësore, por ne e shikojmë këtë ndeshje sikurse të jetë kualifikuese. Do të futemi në këtë duel me angazhim maksimal dhe dëshirojmë fitore. Kishim kohë që të freskohemi ndaj Lihteshtajnit, e kemi përcjell ndeshjen Bjellorusia ndaj Suedisë, por kjo nuk duhet të na gënjej. Kundëershtari është në pozitën e 100 në renditjen e FIFA-s, dhe kjo do të jetë vetëm një mundësi për të dëshmuar veten. Nga ekipi që kishim në fillim, shtatë futbollistë kaluan në reprezentacionin U21, por kemi numë rtë mjaftueshëm të futbollistëve. Mendoj se do ta baraspeshojmë forcën dhe do ti përgjigjemi kësaj sfide. Varësisht nga futbollistët do ta bëjë edhe përzgjedhjen e formacionit dhe në mënyrën më të mirë të mundshme do ta bëjmë përzgjedhjen me të mirë”, ka deklaruar Angellovski.

Përballja mes Maqedonisë dhe Bjellorusisë është e treta mes tyre. Deri më tani Maqedonia nuk ka asnjë fitore ndaj bjellorusëve, ndërsa ka një barazim (0:0) dhe një disfatë (1:2). Ndeshja Maqedonia – Bjellorusia do të luhet të martën me fillim në orën 18:00 në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup. /Portalb.mk/

Exit mobile version