Site icon PORTALB

Për këtë arsye nuk duhet vënë qerpikët artificial

Qerpikë artificial

Qerpikë artificial

Ndonëse janë në modë, ata nuk janë shumë të preferuar

Qerpikët artificial kanë hyrë në modë, veçanërisht vitet e fundit, madje shumë preferojnë edhe t’i ngjesin ato përkohësisht. Në parim kjo gjë është mjaft lehtësuese sepse nuk ke nevojë të mendosh për rregullimin e tyre dhe je në çdo kohë e gatshme. Por si ngjitja e përkohshme e tyre, ashtu vendosja e tyre për ndonjë mbrëmje të caktuar ka shumë efekte negative për sytë, transmeton 21 Media.

Përdorimi i qerpikëve artificial në çfarëdo forme, mund t’ju çojë në humbjen e qerpikëve tuaj për shkak të presionit dhe stresit të vazhdueshëm mbi qerpikë. Nëse i përdorni për një kohë më të gjatë, gjasat e humbjes së qerpikëve natyral do të jenë shumë më të mëdha.

Është shumë e rëndësishme që para përdorimit të tyre t’i pastroni mirë duart në mënyrë që të parandalohen bakteret në zonën e syrit, mos i ndani qerpikët artificial me askënd dhe ndërrojeni masakrën tuaj çdo një muaj.

Exit mobile version