Site icon PORTALB

PLD: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së

PLD Goran Milevski

PLD, Goran Milevski

Partia Liberal Demokrate përmes një kumtese thotë se pas ardhjes së VMRO-PDMNE-së në pushtet shteti është bllokuar nga statusi kandidat i Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.

“Pas marrjes së statusit kandidat në vitin 2005, kur për herë të fundit kemi pasur Qeveri demokratike, pas ardhjes së VMRO-PDMNE-së në qeveri, shteti jonë është bllokuar në statusin kandidat tashmë 11 vjet. Sot, 60 vjet nga përfundimi i Traktateve të Romës, Partia Liberal Demokrate tregon se për Maqedoninë nuk ekziston alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian. Shteti dhe të gjitha subjektet kanë edhe shumë punë për anëtarësim intensiv drejt BE-së”, thonë nga Partia Liberal Demokrate.

Exit mobile version