Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do ta njohin rezultatin e referendumit në Krime të Ukrainës.
Këto komente ai i bëri sot gjatë një konference për gazetarë në Londër, pas takimit të tij me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Sekretari Kerry tha se takimi me Lavrovin për Ukrainën ka zgjatur “gjashtë orë të mira” dhe se Lavrov i tha atij se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk është i gatshëm të marrë ndonjë vendim deri pas referendumit në Krime.