Site icon PORTALB

Rusia mohon se i ndihmon talibanët afganë

Afganistan

Afganistan

Një diplomat i lartë rus e hodhi poshtë deklaratën e një gjenerali të lartë amerikan, se Moska mund të jetë duke ndihmuar militantët talibanë, të cilët luftojnë Qeverinë në Afganistan dhe forcat amerikane atje, transmeton REL.

“Ky është një vlerësim absolutisht i rremë”, tha Zamir Kabulov, udhëheqës i departamentit për Afganistanin, pranë Ministrisë së Jashtme ruse.

Të enjten, komandani suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti, tha se ka parë prova të përpjekjeve ruse për të ndikuar talibanët, e “ndoshta edhe për t’i furnizuar ata”.

Kabulov tha se deklarata e Scaparrottit synon “të justifikojë”, siç tha ai, dështimin e ushtrisë amerikane në Afganistan.

Exit mobile version