Site icon PORTALB

Beteja për qytetin Raka në Siri fillon brenda pak ditësh

Siri, ilustrim

Ofensiva për rimarrjen e qytetit sirian Raka nga DEASH-i do të fillojë brenda pak ditësh, deklaroi ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, rapoerton Anadolu Agency (AA).

“Franca gjithmonë ka thënë se Raka paraqet një objektiv të rëndësishëm”, deklaroi Le Drian për televizionin CNews.

“Sot mund të themi se Raka është e rrethuar dhe beteja do të fillojë në ditët e ardhshme. Do të jetë një betejë shumë e vështirë, por është një betejë e domosdoshme”, tha Le Drian.

Qindra civilë sirianë thuhet se janë vrarë të enjten në dy sulme ajrore të kryera nga koalicioni të cilin e drejtojnë SHBA-të.

Zëdhënësi i koalicionit anti-DEASH, Joe Scrocca tha se nuk mund të konfirmohet nëse sulmin mbi një shkollë e ka kryer koalicioni, por konfirmoi se koalicioni ka kryer sulme në atë rajon.

Exit mobile version