Site icon PORTALB

Haraçinasit protestojnë kundër faturave të larta të EVN-së

Banorët e Haraçinës protestojnë kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike. Ata drejtuan akuza kundër EVN-së dhe thanë se ato paushall po ua dërgojnë faturat, njofton TV21.

Banorët e Haraçinës të mllefosur thanë se njëherë e përgjithmonë ky problem duhet të zgjidhet dhe se nuk do të ndalen me protestat. Ata bllokuan rrugën në fillim të fshatit, në urrën që lidhet me autostradën.

Ditëve në vijim në qoftë se EVN nuk tregon interes për të zgjidhë problemin ata nuk përjashtojnë që ta bllokojnë edhe autostradën.

Exit mobile version