Site icon PORTALB

Kontrollim policor në një bastore në Tetovë që ka punuar pa dokumente të duhura

SPB Tetovë

SPB Tetovë

“Bastorja Sportive që ka punuar pa dokumentet e duhura ka qenë cak kryesor i kontrollit policor që mbrëmë prej orës 21 e 30 deri 23 e 30 e kanë kryer zyrtarët e policisë së Sektorit të Punëve të Brendshme, Tetovë”, informoi sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marijan Josifovski. Bastorja është në pronësi të D.F (28) nga Tetova, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit nga i punësuari i bastores P. T (44)  nga Tetova me vërtetim i janë marrë 11 televizorë, 15 monitorë, një shtëpizë kompjuterike, dy printerë, një tastaturë dhe një maus. Pas pastrimit të plotë në të gjitha detajet rreth funksionimit të punës së bastores do të ketë paraqitje përkatëse për organizimin joligjor të lojrave të fatit”, theksoi Josifovski.

Exit mobile version