“Gjatë ditës së djeshme pas orës 10, janë paraqitur turbullira në ujin për pije në disa pjesë të caktuara të qytetit, respektivisht në pjesë të caktuara në rrjetin e ujësjellësit në qytet”, informojnë nga NPK-Tetovë.
Siç shpjegojnë ata, turbullimi i ujit është shkaktuar si pasojë e aktivizimit të gypit të vjetër të ujit nga Kodra e Diellit deri në rezervuarët e qytetit në Tetovë.
“Aktivizimi i gypit të vjetër, respektivisht lëshimi i gjithë sasisë të ujit për pije nga gypi i ri tek i vjetri është kryer për shkak se ka qenë e patjetërsueshme të kryhen aktivitete ndërtimore për të lidhur me Stacionin e Filtrimit të ri të ujit për pije e cila është në fazën përfundimtare të ndërtimit, me objektin aktual nga hidrocentrali i parë i vogël në gypin e ri”, shtojnë nga NPK-Tetovë.
Ata shtojnë se finalizimi i Filtër Stacionit është faza e dytë dhe përfundimtare e ndërtimit dhe vënies në funksion të sistemit të ri për furnizim me ujë të pijshëm.
“Gjatë ditës së djeshme të gjithë aktivitetet ndërtimore për lidhjen e Stacionit e ri të Filtrit për ujë për pije janë të kryera, kështu që sot nga ora 10.00 , i gjithë uji për pije kthehet në gypin e ri të ujit me çka sistemi i furnizimit me ujë për pije në qytetin e Tetovës funksionon normalisht. Kualiteti i ujit për pije në rrjetin e ujësjellësit të qytetit monitorohet rregullisht nga ana e Qendrës për Shëndet Publik- Tetovë duke realizuar analiza të zakonshme mbi kualitetin e ujit për pije. Rezultatet e para për ujë për pije nga pjesa qendrore e qytetit, të mara në orët e mbrëmjes të datës 23.03.2017 tregojnë turbullim të të njëjtit mbi vlerat normale. Parametrat e tjera fiziko-kimike ju përgjigjen rregullave për ujë të pijshëm. Uji përmban klor (çka do të thotë se dezinfektohet). Në çdo moment marrim informata nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë për kualitetin e ujit për pije nga rrejti i ujësjellësit të qytetit, nga e cila për shkaqe preventive, deri në marrjen e rezultateve përfundimtare rekomandohet që uji të vlohet 10 min., të ftohet dhe pastaj të përdoret”, thuhet në kumtesën e NPK-Tetovë.