Site icon PORTALB

SHBA, vidhet një automjet me dy djem të vegjël

Përfaqësuesi i Kalifornisë Dejvid Drajer viziton krerët e Kosovës

Ilustrim

Policia në Kaliforninë jugore thekson se është vjedhur një automjet në të cilin kanë qenë dy djem të vegjël, njëri i moshës 1-vjeçare dhe një 2-vjeçar, të cilët tani llogariten si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia në Cathedral City bëri të ditur se vëllezërit kanë qenë në automjetin Honda Accord i cili ishte vjedhur të enjten mbrëma.

Fëmijët ishin në automobilin e dados, e cila për një kohë të shkurtër kishte dalë që të marrë diçka, ndërsa Honda-n dikush e vodhi.

Policia ka lëshuar fltarrest për një Honda Accord të bardhë të vitit 2016 në të cilin ishin dy fëmijët.

Cathedral City gjendet rreth shtatë kilometra në juglindje të Palm Springs dhe rreth 100 kilometra nga Los Angelos.

Exit mobile version