Site icon PORTALB

Alarm tjetër, Ajeti dëmtohet dhe ndërpret stërvitjen

Arlind Ajeti

Arlind Ajeti rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Italisë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit të kuqezinjve, që në minutat e para duke lënë para kohe fushën e lojës, njofton Panorama, përcjell Portalb.mk.

Futbollisti i parashikuar si titullar në qendër të mbrojtjes, është dëmtuar në kavilje dhe ka lënë menjëherë stërvitjen në mes. Kjo ka bërë që të ndërpritet seanca stërvitore për disa momente, ndërsa De Biazi ka filluar të planifikojë ndryshimet e mundshme në formacion.

Exit mobile version