Është identifikuar personi që kreu sulmet e së mërkurës në Londër.
Policia Metropolitane ka njoftuar se Khalid Masood ka kryer sulmet e djeshme.
Masood raportohet se edhe në të kaluarën ka pasur probleme me ligjin, por jo në aspektin terrorist, transmeton Koha.net.
52-vjeçari ishte lindur në Kent, por besohet se ka jetuar në West Midlands.
Masood është qëlluar për vdekje nga policia britanike, pasi kishte therur një polic në Parlamentin britanik. Këtë e kishte bërë pak sekonda pasi me veturë kishte goditur dhjetëra persona në urën Westminster.