Site icon PORTALB

Ristevska: Asnjë medium nuk është nën hetimin e PSP-së

Lençe Ristevska

Duke u nxitur nga rasti ku gazetari i TV Sitel lëshoi konferencën për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike, për të mos raportuar më tutje për punën e kësaj prokurorie, në fund të kësaj konferencë, prokurorja e kësaj prokurorie, Lençe Ristevska, u sqarua se asnjë media nuk është nën hetim të Prokurorisë Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Krahas kësaj, ajo hodhi poshtë edhe spekulimet se gjoja PSP ushtron trysni ndaj mediave.

“Asnjë media nuk është nën hetim dhe nuk është hapur rast hetimor që të përflitet së ne ushtrojmë ndonjë trysni ndaj mediave. Për informim të drejtë dhe objektiv të gjitha mediat duhet të raportojnë për punën e PSP-së. Dhe nëse ndonjë person i përfshirë në rastet tona hetimore paraqet pjesë e ndonjë mediumi, nuk do të thotë kjo se edhe mediumi është i përfshirë në rastin hetimor”, tha Ristevska.

LEXO: Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së

LEXO: Specialja së shpejti me aktakuzë për “Transportuesin”

Exit mobile version