Greqia shpreson se do të lidhë marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë deri në fund të prillit dhe punon në tejkalimin e mospajtimeve për reformat e punës, pensionale dhe energjetike, publikoi gazeta “Katimerini”.
“Qëllimi ynë është që të arrijmë marrëveshje të plotë sa më shpejt që është e mundur. Nëse ka mundësi edhe në muajin prill”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Dhimitris Xanakopulos.
Tre ministra grekë, mes të cilëve edhe ministri i Financave, Evklidis Cakalotos këtë javë janë në Bruksel me qëllim që të arrijnë marrëveshje me kreditorët për reformat, nga të cilët varet transha e ardhshme.