Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka shprehur indinjatë ndaj sulmit terrorist që ka ndodhur sot në Londër, duke bashkëndje me familjet dhe me popullin britanik, njofton Portalb.mk.
“Jam i indinjuar e i mërzitur me atë çfarë ndodhi sot në Londër. Në këto çaste bashkëndjej me familjet dhe me popullin britanik. Kosova i ka 1001 arsye më shumë të jetë solidare me Londrën sot! Ngushëllimet e mia më të thella për familjet, qeverinë dhe popullin britanik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.