Site icon PORTALB

Austria dyfishon paratë për emigrantët që kthehen në vendet e tyre

Wolfgang Sobotka

Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë ka vendosur të dyfishojë sasinë e parave që do tu paguhen emigrantëve që vullnetarisht kthehen në vendet e tyre. Emigrantët e tillë nga autoritetet austriake do të marrin 1,000 euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Wolfgang Sobotka, ka theksuar se stimujt financiarë janë pjesë e planeve që kanë të bëjë me 50 mijë emigrantë që nuk plotësojnë kushtet madje as për lejeqëndrim të përkohshëm deri në vitin 2019.

Nga Ministria e Brendshme e Austrisë të mërkurën u bë e ditur se nga vendi vitin e kaluar janë larguar rreth 10,700 emigrantë, duke përfshirë edhe 5,800 të tjerë që këtë e bënë në mënyrë vullnetare.

Të drejtën për stimuj financiarë e kanë edhe ata emigrantë, të cilët ende e kanë të pa qartë statusin e refugjatit deri më 15 mars të këtij viti, me origjinë nga vendet afrikane, Afganistani, Iraku dhe vende të tjera jo evropiane të cilët janë financiarisht të rrezikuar.

Exit mobile version