Tetëdhjetë e një vjeçari A.R. e ka humbur jetën nga lëndimet të cilat i ka marrë pasi me traktor është përmbysur në vendin “Koneçki Doll” të Radovishit, njofton MPB-ja.
Rastin në stacionin policor në Radovish mbrëmë rreth orës 21 e ka denoncuar mjeku kujdestar në Ndihmës urgjente mjekësore.
Atje është dërguar personi i lënduar, prej nga pas ndihmës së dhënë mjekësore është dërguar në Qendrën klinike në Shtip, ku rreth mesnatës ka ndërruar jetë.
Nga MPB-ja, informojnë se gjatë ditës së sotme do të realizohet ekspertizë në vendin e ngjarjes.