Site icon PORTALB

Nuk ka progres të koordinimit në Kuvend

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Nuk ka progres në takimin e sotëm koordinues të përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilin duheshe të vërtetohet propozimi për kryetar të Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Vazhdimi i koordinimit që mbahet prapa dyerve të mbyllura, sipas informacioneve nga shërbimet kuvendore është paralajmëruar për në ora 15:30.

Në koordinimin e djeshëm përfaqësuesit e grupeve parlamentare e kanë kontraktuar numrin e anëtarëve, me të cilët do të përfaqësohen në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Konform marrëvshjes, VMRO­DPME do të ketë gjashtë anëtarë, LSDM­ja pesë, BDI­ja dhe BESA të përfaqësohen me nga një anëtar.

Vërtetimi i propozimit për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për caktim të vazhdimit të Seancës konstitutive kuvendore.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjedhet në seancë konstituive të Parlamentit me propozim të të paktën 10 deputetëve, ndërsa përbërja e saj duhet të sigurojë përfaqësim adekuat të deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Ky Komision ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe ndonjë deputet.

Seanca konstituive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre duke pasur parasysh

Exit mobile version