Dashuria është një ndër gjërat më të rëndësishme të jetë së njeriut, ku si meshkujt dhe femrat përpiqen të krijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe jetëgjatë. Por a zgjat përjetë dashuria?
Kjo është një pyetje e cila nuk merr dot një përgjigje sepse çdokush varet si e percepton. Por një i moshuar ka habitur botën, pasi ka treguar se sa e ka dashur bashkëshorten e tij.
Ai quhet Rocky Abalsamo i cili ka qëndruar për 20 vite pran varrit të gruas së tij Julita. Ajo u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare në vitin 1993 dhe i moshuari çdo ditë, si me diell dhe me shi, vinte dhe qëndronte sipër varrit për orë të tëra me radhë. Por tani edhe ai i është bashkuar asaj, pasi më 22 janar u nda nga jeta në moshën 97-vjeçare.
Ai u bë i njohur që në vitin 2000 kur “Boston Globe” boti një reportazh për të dhe tregonte dhimbjen dhe dashurinë që kishte për bashkëshorten.
Ata ishin njohur që adoleshentë dhe më pas u dashuron, u martuan dhe qëndruan bashkë gjithmonë, edhe pas vdekjes së gruas, pasi bashkëshorti i qëndroi gjithmonë besnik dhe i tregoi se sa shumë e do./ Gazetaexpress/