Policia kroate sot në mëngjes, i ka arrestuar 3 shtetas të Maqedonisë, tek të cilët ka gjetur 12 kilogram marihuanë.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin identiteti i të cilit është i panjohur shtetas i Maqedonisë, i cili drogën e kishte fshehur në makinën e tij.
Bashkë me 22 vjeçarin ishin edhe dy bashkëqytetarët e tij. Që të tre shtetasit e Maqedonisë, sot pritet të nxiren para gjykatësit hetues, në Vukovar të Kroacisë.