Site icon PORTALB

Gruevski e quan Zaevin kriminel por votat ia jep për kryeministër

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

“Ai praktikisht dëshiron të formojë qeverinë me çdo çmim, duke bërë pazar me interesat nacionale dhe shtetërore, vetëm që të ik prej dënimit që mund ta gjej. Të vijë në postin e kryeministrit, të bëj presion në gjyqësor dhe të shpëtoj nga të gjitha krimet. Ne i ofrojmë që të gjithë deputetet tanë dhe të koalicionit për “Maqedoni më të Mirë”, që janë 51 deputet, të votojnë për qeverinë e tij dhe ai të bëhet kryeministër”, ka thënë Nikolla Gruevski gjatë një interviste në Kanal 5.

Brenda katër minutave të intervistës së tij, i ka dhënë këto dy qëndrime kontroverse ish-kryeministri. Edhe pse e sheh si kriminel, Nikolla Gruevski do ta përkrahte Zoran Zaevin për kryeministër, vetëm e vetëm që ai ta refuzojë deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, ose siç e quan Gruevski, Platformën e Tiranës. Por si shkojnë këto dy qëndrimet bashkë, sipas partisë?

Në intervistën e dhënë të dielën për Kanal 5, kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përveç se përsëriti edhe një herë ofertën e tij për LSDM-në, paralajmëroi se partia e tij po përgatit një dokument për daljen nga kriza politike.

 

Exit mobile version