Lidhja Social Demokrate ka dorëzuar në Komisioni Shtetëror Zgjedhor kandidaturën për Stevo Pendarovskin.
Atë e dorëzoi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski i cili pas dorëzimit deklaroi se Pendarovski është një njeri i cili meriton të bëhet president i Republikës së Maqedonisë.
Pendarovski falënderoi deputetët dhe grupin parlamentarë të LSDM-së për nënshkrimet e grumbulluara dhe për besimin e tyre që ja kanë dhënë.
“Dëshiroj të theksoj, duke pasur respekt maksimal për ata që me përkrahën me nënshkrimin e tyre, se un dëshiroj të jem president i të gjithë qytetarëve pa marr parasysh përkatësinë tyre partiake, fetare apo religjioze”, deklaroi Pendarovski.