Site icon PORTALB

Vjedhje në një banesë në Shkup

Vjedhje

Vjedhje - ilustrim

Pistoletë e tipit “Arkus”, kalibër nëntë milimetra, me karikator me 15 plumba dhe edhe dy karikatorë për pistoletë, 55 plumba, dy orë dore, qafore prej ari, byzylyk dhe 3.000 denarë janë vjedhur mbrëmë në një banesë në Shkup.

Sipas MPB-së, vjedhja ka ndodhur midis orës 19:00 dhe 00:10 në banesën në rrugën “Heraklea”, pronë e H.K (43).

Autori tani për tani i panjohur, me çelës përshtatës ose mjet adekuat e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë në banesë dhe para vjedhjes ka kërkuar në të.

Merren masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version