Site icon PORTALB

Tata, kjo është Barca e madhe

Tata: Kjo Barcelonë mundë fitojë çdo ekip

Tata: Kjo Barcelonë mundë fitojë çdo ekip

Tata Martino ka përgëzuar lojtarët e tij për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Tata ka thënë se skuadra u paraqit në këtë ndeshje pas një jave të vështirë, por që reagimi i tyre ishte fantastik.

“Luajtëm këtë ndeshje pas një jave të ngarkuar psiqikisht. Humbja me Valladolid kishte shkaktuar probleme tek skuadra, por që reagimi i lojtarëve në fushë sot ishte fantastik. Është e rëndësishme që Barcelona po luan mirë në ndeshjet e mëdha, gjë të cilën e treguam ndaj Cityt. Kjo fitore na bën ne edhe më të fortë dhe mendoj se është momenti që të harrojmë gjithçka çfarë kemi humbur mbrapa. Falënderim të veçantë kanë edhe tifozët tanë të cilët na kanë duartrokitur vazhdimisht”, ka thënë Tata Martino.

Exit mobile version