Site icon PORTALB

PL: Thirrja e Gruevskit që “populli” ta mbrojë shtetin është manipulim i rrezikshëm

Partia Liberale, Ivon Velickovski

“Thirrja e Nikolla Gruevksit që “populli” ta mbrojë shtetin me dalje në rrugë është e papërgjegjshme dhe manipulim i rrezikshëm me popullin”, vlerëson Partia Liberale (PL) në lidhje me intervistën e mbrëmshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Gruevski, në TV “Kanal 5”, njofton Portalb.mk.

“Populli mund të jetë i sigurt se shteti do të mbijetojë dhe do të zhvillohet vetëm nëse institucionet mirë dhe me përgjegjshmëri punojnë. Për atë vlerësojmë se thirrja deri te populli është kundër-produktive, kundër interesave reale të popullit, ndërkaq është edhe shprehje e faktit që VMRO-DPMNE si parti politike nuk ka konceptim të vërtetë se si të udhëhiqet dhe si të zhvillohet shteti, gjegjësisht se çfarë t’i ofrohet popullit”, thonë nga PL.

Exit mobile version