Site icon PORTALB

Dramë në Shkup, një person i dehur me sëpatë sulmon një familje

Babai në gjendje të dehur tenton ta vras të birin

SPB Shkup ka dorëzuar padi penale kundër XH.A. (37) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë” për të cilën, nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake i është shqiptuar masa “marrja e dokumenteve të udhëtimit”, “të mos afrohet 100 metra afër”, “të mos e lëshojë Shkupit” dhe “të paraqitet dy herë në muaj në Gjykatë”, njofton Portalb.mk.

“Më 12.03.2017 rreth orës 18:45 në rrugën “376” në Shkup, derisa në shtëpi kanë qenë pronari A.A. (52), bashkëshortja e tij H.B. (50) dhe dy vajzat H.A. (30) me dy fëmijë dhe S.A. (21) me tre fëmijë, i paraqituri XH.A. në gjendje të alkoolizuar, duke mbajtur sëpatë në dorë, dhe pa arsye paraprake i ka goditur me sëpatë dritaret dhe derën. A.A. ka tentuar që ta mbajë, megjithatë i paraqitur e ka goditur me sëpatë në kokë”, thonë nga MPB.

Exit mobile version