Barcelona e ka mposhtur 4:2 Valencian në “Camp Nou”, njofton Express, përcjell Portalb.mk.
Barcelona ka marrë tri pikë me shumë vështirësi ndaj Valencias, pavarësisht se rezultati e tregon të kundërtën.
Në këtë ndeshje, Barcelona sërish luajti me një lojtar më shumë dhe shënoi një gol nga penalltia, ashtu sikur disa ndeshje për 28 javë – pasi Mangala u ndëshkua me të kuq, raporton AS.
Një fakt interesant ka nxitur debate në Spanjë. Barcelona luajti ndeshjen e 28 në La Liga pa ndonjë penallti të ekzekutuar ndaj tyre apo edhe lojtarë të ndëshkuar kuq, diçka që nuk kishte ndodhur në La Liga që nga viti 1971.