Site icon PORTALB

Messi kundërshtoi transferimin e Coutinhos, shikoni çfarë ka bërë Barcelona (FOTO)

messi

messi

 Philippe Coutinho është gjithnjë e më afër Barcelonës, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

Klubi katalunas është gati për të bërë ofertën zyrtare për mesfushorin brazilian.

Sipas informacioneve të “Mirror”, Barcelona ka bërë gati një ofertë e cila do të jetë e parefuzueshme për Liverpoolin, përcjellë “lajmi.net”.

Katalunasit e shohin atë si zëvendësuesin ideal për Andres Iniestan, i cili me gjasë do të largohet në fund të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë që para disa ditësh, mediat spanjolle kanë raportuar që Leo Messi ka dalë kundër transferimit të Coutinhos në “Camp Nou”.

Exit mobile version