Studentët që goditën kryeministrin e vendit, Edi Rama me vezë janë shpallur nga gjykata fajtorë, shkruan Gazeta Express, transmeton Portalb.mk.
Dy muaj burg është vendimi i dhënë për studentët, i cili konvertohet në 60 orë shërbim prove, që sipas rregullit duhet të kryhet brenda 6 muajve. Janë 8 studentë ata, të cilët në revoltë ndaj kryeministrit në lidhje me ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë nuk ngurruan që ta godisnin më vezë gjatë në përfundim të një aktiviteti ku ai ishte i ftuar në Fakultetin e shkencave Sociale.