Site icon PORTALB

Treni që kalon përmes pallatit (FOTO)

treni-pallat

treni-pallat

Një hekurudhë është ndërtuar përmes një pallati 19-katësh, në Çongqing të Kinës, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Kjo gjë është bërë në mënyrë që ky pallat, që ndodhet në qytetin me 49 milionë banorë, të mos prishej. Planifikuesit urbanë vunë në punë mendjen dhe arritën të zgjidhnin problemin, duke e kaluar trenin mespërmes godinës.

Hekurudha kalon përmes katit të gjashtë dhe të tetë të godinës. Banorët mund t’i hipin trenit në stacionin e tyre të veçantë.

Edhe pse treni i kalon fare pranë, zhurma e tij “mbytet” nga disa pajisje të veçanta në pallat, duke e bërë të ngjajë si një lavatriçe që punon.

 

Exit mobile version