Prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim për masën arrest për pesë persona dhe arrest shtëpiak për një person pas aksionit të djeshëm të MPB-së për shkatërrimin e një grupi kriminel, i cili ka shitur narkotikë, me ç’rast është ngritur padi penale kundër tetë personave nga Prilepi, Manastiri dhe Haraçina, kumtoi sot Prokuroria publike themelore e Republikës së Maqedonisë.
“Personat ngarkohen se kanë kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve të nenit 2015, ndërsa njëri prej të dyshuarve ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale – shpërlarje parash dhe të ardhura të tjera me vepra penale të nenit 273 të Kodit penal”, thuhet në kumtesën e PPRM.
Në të nuk thuhet se dy prej të dyshuarve nuk janë të kapshëm për organet e rendit.
Prokurori publik kompetent i Prokurorisë publike themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dhënë urdhër për ekspertiza, të cilat ekspertiza janë në vijim.
Ministria e Punëve të Brendshme dje filloi aksion operativ kundër një grupi të organizuar, i cili për një kohë të gjatë është marrë me shitjen e llojeve të ndryshme të narkotikëve në territorin e gjithë shtetit.