Përfaqësuesit e RDK-së janë takuar me Xhezair Shaqirin apo komandat Hoxha, dhe i kanë propozuar të jetë bartës liste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga kjo parti në njësinë e dytë zgjedhore.
Këtë për Portalb e ka konfirmuar lideri i kësaj partie, Rufi Osmani i cili tha se nga dega e Kumanovës ka ardhur propozimi i tillë dhe se është në shqyrtim mundësia e tillë.
Nga ana tjetër flet edhe Shaqiri.
“Është e vërtetë se kam realizuar një takim me RDK-në dhe i falënderoj për ofertën që më kanë bërë. Unë do të shqyrtoj seriozisht këtë ofertë dhe ditëve në vijim do të vendosi nëse do të garoj në zgjedhjet e ardhshme ose jo”, ka thënë Hoxha për “Lajm”.
Zëdhënësi i RDK-së, Artan Dika tha se emri i Hoxhës dhe personaliteteve të tjera po përmenden dhe se së shpejti do të dalin me listën përfundimtare. /Portalb