Site icon PORTALB

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski: Deri të martën do të dihet emri i kryeparlamentarit të Maqedonisë

Damjan Mançevski

Damjan Mançevski

Në një intervistë të dhënë për 24 Vesti, nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski ka deklaruar se së shpejti Maqedonia do ketë kryeparlamentarin si dhe më pas edhe Qeverinë e re.

“Konsultimet e partive që i dhanë nënshkrimet liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të marrë mandatin, ende po vijonë, besoj që deri të martën, para seancës konstituive, do e kemi edhe emrin e kryeparlamentarit. Ka shumë spekulime për emrat kush do të jetë, por ende nuk kemi personin final” tha mes tjerash Mançevski.

Deklaratat e Mançevskit janë bërë vetëm pak ditë pasi të martën është thirrur një seancë konstituive për zgjedhjen e komisionit për zgjedhje dhe emërime që më pas do të pasojë edhe emri i kryeparlamentarit.

Exit mobile version