Site icon PORTALB

Husitë pretendojnë për sulm me raketë balistike ndaj Arabisë Saudite

Ilustrim

Pretendohet se Husitë, forcat kundërshtuese të qeverisë në Jemen kanë kryer sulm me raketë balistike në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve SABA nën kontrollin e Husive, në një lajm të bazuar në burimet e forcave ushtarake, ka pretenduar se nga Husitë është lëshuar një raketë balistike “Burkan-2” ndaj bazës ushtarake Selman, që ndodhet në kryeqytetin Riad, në një largësi 1000 km nga kufiri me Jemenin.

Ndër të tjera në lajm theksohet se raketa e lëshuar ka qëlluar në shenjë objektivin dhe se në bazën ajrore Selman janë konstatuar dëme të rënda.

Ndërsa bëhet e ditur se nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me pretendimet në fjalë.

Exit mobile version