Site icon PORTALB

Kyrgios tërhiqet nga Indian Wells

Nick Kyrgios

Nick Kyrgios është tërhequr nga dueli kundër Roger Federerit në ATP Indian Wells Masters, duke fajësuar helmimin me ushqim, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Kyrgios do të përballej me Federerin në çerekfinale, por pohoi se nuk ishte i gatshëm që të dilte në fushë përball zviceranit.

Federeri tani do të përballet me fituesin e takimit mes Jack Sock dhe Kein Nishikori.

Exit mobile version