Së paku 42 veta janë vrarë pasi një anije që bartte refugjatë somalezë, është goditur nga një sulm ajror, në brigjet e Jemenit, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim, transmeton REL.
Sipas saj, në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmjë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan anijen të mbushur me trupa.
Rreth 80 të mbijetuar janë dërguar në spital.
Nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin në afërsi të ngushticës Bab al-Mandeb.
Porti kontrollohet nga rebelët Huthi, të cilët luftojnë forcat qeveritare në Jemen për më shumë se dy vjet.