Site icon PORTALB

Shqipëri: Plagos dy vëllezër me armë zjarri, arrestohet 16-vjeçari

Policia shqiptare

Ilustrim

Dy vëllezër mbetën të plagosur me armë zjarri në Bathore, pas një sherri për motive banale mes adoleshentëve.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa vëllezërit Barlika, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, janë plagosur nga një 16-vjeçar, i cili është vënë në pranga menjëherë nga policia, transmeton Top Channel.

Vëllezërit e plagosur ishin konfliktuar më herët me autorin dhe pasditen e së premtes kishin lënë takim për tu sqaruar.

Në vendngjarje policia gjeti një pistoletë dhe një armë gjahu.

Exit mobile version