Site icon PORTALB

Gjëja më e pabesueshme që bëri kjo gjyshe për ta bërë të lumtur nipin e saj 5-vjeçar

Një gjyshe mjaft kreative ka bërë shumë të lumtur nipin e saj 5-vjeçar me një mënyrë aspak të zakontë. Në vend që ta linte para televizorit apo t’i jepte një lodër, ajo ka gatuar plot 7 kilogramë spageti të ngjyrave të ndryshme, pastaj i ka hedhur në vaskë dhe e ka lënë nipin “të notonte” për një orë aty, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Sipas Reddit, emri i djalit në këtë foto është Dresden. Dresden nuk mund t’i ndalte të qeshurat, ndërsa notonte në spageti me ngjyra, madje nuk i ndali as kur doli nga vaska. Kush mund ta harrojë këtë pamje të lumtur të fytyrës së Dresden? Gëzim i papërshkrueshëm. Një arsye më shumë për të besuar se gjyshet janë të mrekullueshme.

Exit mobile version