Site icon PORTALB

Presidenti Ivanov e anulon vizitën në Australi

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ka marrë vendim për anulim të vizitës në Australi, thonë nga Kabineti i tij.

Nga atje theksojnë se gjendja politike në vend dhe tensionet mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerje të marrëveshjes për migrantët janë shkaqet për të cilat presidenti  Ivanov nuk do ta realizojë udhëtimin në Australi.

Vizita ka parashikuar takime të presidentit të Maqedonisë me kreun shtetëror të Australisë, thonë nga Kabineti i shefit të shtetit. Ivanov është dashur të realizojë takime me guvernatorin e përgjithshëm, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e Senatit të Australisë, me përfaqësues të grupit maqedono-australian të miqësisë në Parlamentin e Australisë, si dhe me përfaqësues të komunitetit të Maqedonisë në Australi.

Exit mobile version