Site icon PORTALB

Kriza në lindje të Ukrainës, 9,900 të vdekur që nga fillimi i përleshjeve

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se që nga fillimi i përleshjeve në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën 9,900 persona, ndërsa janë plagosur 23,246 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Është publikuar raporti i 17-të i Komisionit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, që përfshin periudhën 16 nëntor 2016- 15 shkurt 2017 në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Në raport theksohet se në rajonet Donetsk dhe Lugansk që nga viti 2014 e deri më tani 33,146 persona kanë qenë viktimë e përleshjeve mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare.

“Brenda periudhës kur filluan përleshjet, nga mesi i prillit të vitit 2014 e deri më 15 shkurt 2017, humbën jetën 9,900, ndërsa u plagosën 23,246 persona nga forcat e armatosura të Ukrainës, separatistët dhe civilët. Gjithashtu u shkaktuan dëme të mëdha në pronat civile dhe infrastrukturçn për ofrimin e shërbimeve themelore”, thuhet në raport.

Në raport gjithashtu theksohet se në periudhën e fundit të vëzhgimit janë vrarë 23 civilë ndër të cilët edhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 107 të tjerë.

Nga ana tjetër në raport konfirmohet se në Krime kanë ndodhur shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Exit mobile version