Site icon PORTALB

Ahmeti: Duhet dialogun koordinues për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Norvegjisë Arne Sannes Bjornstad.

“Ahmeti dhe Ambasadori Norvegjez kanë diskutuar rreth situatës në vend dhe përpjekjeve për të përfunduar seancën konstitutive të Kuvendit dhe zgjidhjes së qeverisë së re në vend, citohet në njoftimin partiak. Ahmeti theksoi që partitë kryesore parlamentare duhet që menjeherë të nisin dialogun koordinues për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit që do të rezultojë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit me ç’rast do të zhbllokohet ky institucion i rëndësishëm. BDI do të japë kontributin e vet konstruktiv në këtë drejtim dhe përkrah të gjitha përpjekjet në drejtim të zgjidhjes së krizës.”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Sipas kumtesës, Ahmeti theksoi që kriza politike dhe institucionale në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehet në një krizë ndëretnike dhe partitë politike në vend duhet të japin kontributin e vet në këtë drejtim.

Exit mobile version