Site icon PORTALB

Ukraina, përpjekje për të ruajtur kontrollin në lindje të vendit

Ukraina, përpjekje për të ruajtur kontrollin në lindje të vendit

Ukraina, përpjekje për të ruajtur kontrollin në lindje të vendit

Qeveria e Ukrainës po lufton për të ruajtur kontrollin në qytetet kryesore në pjesën lindore pro – ruse, ndërkohë që protestuesit pushtuan ndërtesat qeveritare dhe po kërkojnë bashkimin me Rusinë.

Autoritetet thonë se janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dje të paktën 60 protestuesë u arrestuan në Kharkiv, ndërsa protestuesit pro – rusë po mbajnë nën kontroll ndërtesat qeveritare në Donetsk që ata i pushtuan të dielën.

Zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se protestuesit në Luhansk kanë rrethuar një ndërtesë me eksplozivë dhe po mbajnë peng 60 njerëz.

Në Uashington, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry akuzoi agjentët rusë dhe forcat speciale ruse për nxitjen e trazirave në rajonet separatiste të Ukrainës lindore. Ai i quajti veprimet ruse “një pretekst për ndërhyrje ushtarake ashtu siç ndodhi në Krime”.

Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë muajin e kaluar pas një referendumi që u mbajt pas pushtimit të rajonit nga trupat ruse.

Exit mobile version