Site icon PORTALB

Rritet numri i amerikanëve që duan shtetësinë e Zelandës së Re pas fitores së Trump

Donald Trump

Donald Trump

Pas fitores të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, numri i amerikanëve që aplikojnë për shtetësi të Zelandës së Re është gjithnjë e në rritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e migracionit tregojnë se në periudhën prej 12 javësh, apo më saktësisht në mes 8 nëntorit dhe 31 janarit, numri i amerikanëve, të cilët kanë aplikuar për shtetësinë e Zelandës së Re është rrit për 70 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, është rritur edhe numri i qytetarëve amerikanë që kanë marrë vizë pune të Zelandës së Re, dhe kjo përqindje është rritur me 18 për qind.

Interesi për shtetësinë e Zelandës së Re është rritur edhe te amerikanët, prindërit e të cilëve janë nga Zelanda e Re, ku numri i këtyre kërkesave është rritur me 11 për qind.

Amerikanët për marrjen e nënshtetësisë të Zelandës së Re duhet të banojnë pesë vjet në këtë vend.

Exit mobile version