Plaçkitje të armatosura në dy bastore sportive në Shkup janë kryer dje në periudhën prej 18 deri në orën 10 nga persona të panjohur, kumtoi sot MPB.
Plaçkitja e parë në bastoren sportive në rrugën “Xhon Kenedi” është paraqitur dje në orën 18:05, ku një person i panjohur duke kërcënuar me pistoletë nga të punësuarit ka marrë paratë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.
Plaçkitjen e dytë e ka paraqitur i punësuari në bastoren sportive në rrugën “Kozle” dje në orën 20:41, ku një kryes i panjohur, duke kërcënuar me armë zjarri, nga të punësuarit i ka marrë paratë e qarkullimit ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
MPB po ndërmerr masa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçimin e plotë të të dy rasteve.